Papa Françesku është përcjellë sot për në banesën e fundit, në Bazilikën “Santa Maria Maggiore” në Romë, me një ceremoni varrimin solemne.

Në rrugëtimin për në vendin e prehjes, mediat e huaja shkruajnë se Ati i Shenjtë mori të veshur një mantel të krijuar nga Filippo Sorcinelli, stilisti dhe artisti italian, rrobaqepës i papëve. Një detaj i veçantë ka tërhequr vëmendjen në veshjen e tij mortore. Papa Françesku u varros i veshur me të njëjtat këpucë të zeza, të thjeshta dhe të veshura që ka mbajtur prej vitesh në të gjitha daljet e tij publike.

Një palë këpucë modeste të konsumuara, në vend të pantoflave tradicionale papale, simbol i pushtetit. Një gjest i fundit në përputhje me stilin e matur dhe të përulur që ka karakterizuar Papën. Papa guxoi dhe në zgjedhjen për të hequr dorë nga madhështia e varrimit të Vatikanit, duke preferuar thjeshtësinë e dhomës 201 në “Domus Santa Marta”. Françesku ka zgjedhur një arkivol të thjeshtë prej druri, të mbushur me zink.