Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Greqi. 

Bëhet me dije nga mediat greke se një i pastrehë ka humbur jetën në mënyrë tragjike, teksa ngjarja horror ka tronditur opinionin publik.

Sipas detajeve të rënda të publikuara mësohet se trupi i të pastrehut u gjet i shtypur në koshin robot të përpunimit të mbeturinave në veri-lindje të Greqisë, në Aleksandhroupolis.

Mediet greke raportojnë gjithashtu se trupi i viktimës ishte bërë copash nga makineria në koshin robot.

Dyshohet se viktima është rreth 40 vjeç. Trupi i viktimës u nxor nga koshi nga ekipet zjarrfikëse të zonës.

Sipas përshkrimeve të dëshmitarëve i pastrehu kishte hyrë plotësisht në kosh, ndërsa fillimisht u gjet nga një qytetar, i cili në momentin që u afruan te koshi robot pa një këmbë të varej nga atje.

Kryetari i bashkisë së Aleksandhroupolis thotë se viktima nuk është identifikuar ende.