Tre persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri në një qendër tregtare në Greenwood, në Indiana të Shteteve të Bashkuara.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 me orën lokale. Hetuesit besojnë se i armatosuri ende i paidentifikuar, u qëllua dhe u vra nga një 22-vjeçar i armatosur ligjërisht, i cili u ndodh në vendngjarje dhe pa të shtënat e ndërmarra nga atentatori.
Viktimat e sulmit janë një mashkull dhe katër femra, duke përfshirë një vajzë 12-vjeçare, prindërit e së cilës e sollën në spital me lëndime të lehta pas të shtënave.
Olivia Harding, një dëshmitare okulare, tha se ajo ishte në qendrën tregtare kur së bashku me nën e saj dëgjuan katër të shtëna dhe menduan se karuseli aty pranë po prishej.
“Dëgjuam rreth 6 të shtëna dhe në atë moment pamë të gjithë njerëzit duke vrapuar” i tha Harding filialit të CNN WISH.
Harding tha se trauma e sulmit mund të bëjë që ajo të mos kthehet më në një qendër tregtare “për një kohë shumë të gjatë”.
Ka pasur 350 të shtëna masive këtë vit në Shtetet e Bashkuara duke hapur një debat mjaft të fortë në lidhje me kufizimet që duhet të shtohen në lidhje me armëmbajtjen.