Rumania është tronditur sërish nga tërmeti ditën e sotme. Sipas të dhënave, lëkundjet kanë qenë me magnitudë 5.7 ballë.
I njëjti vend u godit dje nga një lëkundje me magnitudë 5.2 ballë dhe thellësi 10 kilometra.
Kujtojmë se së fundmi disa tërmete të fuqishme kanë goditur Turqinë dhe Sirinë duke shkaktuar mbi 29 mijë viktima. Po ashtu edhe në vendin tonë janë regjistruar lëkundje, edhe pse me intensitet të ulët.