Katër burra janë vënë në prangat e policisë në Singapor, pasi akuzohen se kanë droguar dhe përdhunuar gratë e tyre.
Mediat e huaja raportojnë se 4 burrat organizonin shpesh festa në shtëpinë e njërit prej tyre, ku rrogonin gratë në mënyrë që të kryenin marrëdhënie seksuale me to, duke përmbushur “fantazitë e çmendura”. Madje ata kanë shkuar më tej, duke filmuar gjithë skenën ndërsa i kalonin gratë nga njëri tek tjetri.
Kjo gjë sipas dëshmive ka ndodhur nga viti 2014 deri në vitin 2018, por është zbuluar vetëm tani pasi një nga gratë gjeti sekuenca të videove në telefonin e burrit të saj. Autorët janë identifikuar si shtetasit me iniciale K, 45; L, 53; M, 45; dhe N, 37.