Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Selanik të Greqisë, ku një burrë 50-vjeçar ka mbytur motrën e tij 59-vjeçare.

Sipas mediave vendase, 50-vjeçari përdori një qese për të mbytur motrën dhe menjëherë pas aktit të rëndë, ai kontaktoi Policinë për t’i rrëfyer krimin.

“E vrava motrën time”- tha ai dhe më pas mbylli telefonin.

Policia mbërriti shpejt në vendngjarje dhe gjeti trupin e pajetë të viktimës, ndërsa autorit i vunë prangat në vend. Sipas informacioneve të para, 50-vjeçari dyshohet se po vuan nga probleme të shëndetit mendor, megjithatë ende nuk është bërë e qartë nëse ai jetonte në të njëjtën shtëpi me viktimën.