Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kanada, ku një person ka ndërruar jetë pasi është sulmuar barbarisht nga 8 vajza adoleshente.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Toronto, pak pas mesnatës të së dielës,  ku vajzat, të moshës nga 13 deri në 16 vjeç, kanë therur me thikë viktimën, i cili rezulton të ishte një person i pastrehë.

Një grup kalimtarësh thirrën shërbimet e urgjencës pasi gjetën burrin me plagë me thikë, raporton BBC. Viktima, e cila vetëm pak kohë më parë ishte zhvendosur në banesa të strehuara, vdiq më vonë në spital.

Vajzat, identitetet e të cilave mbrohen sipas ligjit kanadez, u arrestuan pranë vendit të sulmit dhe iu sekuestruan një numër armësh.