Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tajlandë, ku një 17-vjeçare ka humbur jetën në rrethana tragjike.
Viktima është identifikuar si Tunchanok Donhomla, trupi i së cilës është gjetur i zhveshur brenda një valixheje, pranë një stacioni treni. Autoritetet raportuan se shkaku i vdekjes ishte asfiksimi nga mungesa e oksigjenit. Gjithashtu, ajo kishte pësuar dhe disa dëmtime në tru, megjithatë ato nuk ishin shkak që të humbte jetën.
Autor i krimit është identifikuar 45-vjeçari Simon Peter Carman, i cili ishte kapur nga disa kamera sigurie duke hyrë në një apartament me të miturën. Pas disa orësh, ai doli nga aty me një valixhe të madhe, ndërsa 17-vjeçarja nuk u pa më. Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes, apo shkaku që 45-vjeçari e mbylli të miturën në valixhe duke i marrë jetën.
