Momente paniku janë regjistruar në Tegucigalpa, pasi një automjet që lëvizte me shpejtësi të lartë u përplas me një pompë karburanti në zonën Los Alcaldes, duke shkaktuar zjarr dhe kaos në vendngjarje.

Sipas raportimeve, përplasja ka qenë shumë e fortë, ndërsa disa punonjës pranë stacionit të benzinës janë rrëzuar nga goditja e mjetit. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe pamjet janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ku duken momentet e aksidentit dhe flakët që përfshijnë zonën.

Nga incidenti, një prej punonjësve ka mbetur i lënduar, por fatmirësisht pa pasoja serioze për jetën.

Pak minuta pas aksidentit, ekipet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe arritën të vënë nën kontroll flakët, duke shmangur përhapjen e zjarrit në pjesë të tjera të pikës së karburantit.

Autoritetet në Honduras kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar rrethanat në të cilat drejtuesi i mjetit humbi kontrollin. Ndërkohë, po analizohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë për rindërtimin e plotë të dinamikës së ngjarjes.

@protothema.gr ‼️ Σκηνές σοκ καταγράφηκαν σε πρατήριο καυσίμων στην Ονδούρα, όταν αυτοκίνητο εισέβαλε με μεγάλη ταχύτητα στον χώρο. Από τη σύγκρουση ξέσπασε φωτιά, ενώ ένας εργαζόμενος εκτοξεύτηκε στο έδαφος. @Mario Nawfal #protothema #news #greektiktok #tiktokgreece ♬ πρωτότυπος ήχος – protothema.gr