Një burrë nga Teksasi u kap në një kamera sigurie duke rrahur djalin e tij trevjeçar në një incident të tmerrshëm.

Policia u thirr në një kompleks apartamentesh për të hetuar sulmin.

Sipas policisë së Waco-s, burri që shihet në kamera duke rrahur një djalë është 29-vjeçari Paul Thames.

Në video, 29-vjeçari shihet duke e marrë atë dhe duke e goditur të paktën 5 herë në bust me grusht.

Kur dëgjohet fëmija duke qarë, burri e tërheq atë nga fytyra dhe e pyet: “A do të ndalosh së luajturi?” Pastaj largohet, duke e marrë fëmijën me vete. Policia tha se fëmija u dërgua në spital, ku u vizitua dhe më vonë u lirua.

Thames u dorëzua te autoritetet dhe u dërgua në burgun e Qarkut McLennan të premten vonë në mbrëmje. Ai u akuzua për lëndim të shkallës së tretë ndaj një fëmije.

Ai mbetet në paraburgim, me një garanci prej 200,000 dollarësh.