Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Malin e Zi, ku një persona ka vrarë të bijën 2-vjeçare dhe më pas veten.

Sipas mediave lokale, ngjarja ka ndodhur në Nikshiqi, ku autori Z.D., pasi ishte konfliktuar me gruan e tij, kishte marrë vajzën e tij dy vjeçare dhe ishin larguar në drejtim të panjohur. Pas kësaj, ai u gjet i vdekur së bashku me të bijën, të dy të qëlluar me armë zjarri. Trupat e viktimave i gjeti babai i autorit në qytetin Golija, i cili lajmëroi policinë.

Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur të plotë rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.