Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin Psikiatrik të Dafnit në Greqi, ku një 46-vjeçar ka ndërruar jetë.
Sipas informacioneve, ai është mbytur nga një 57-vjeçar me të cilin ndante të njëjtën dhomë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe pacienti u u gjet i vdekur në dysheme pranë shtratit të tij në agim. Sipas informacioneve, dy pacientët ishin shtruar në spital të premten e kaluar dhe të dy raportohet se ishin aty pa vullnetin e tyre.
Në repartin ku u gjet i vdekur 46-vjeçari, kishte gjithsej tre pacientë dhe klinika ishte e mbushur me pacientë në kapacitetin e plotë. Ndërkohë, në turn ishin vetëm dy infermierë, një numër i vogël për nevojat e klinikës. Aktualisht, autori i dyshuar po mbahet në Departamentin e Policisë.
