Një gjyshe 72-vjeçare nga SHBA është arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e mbesës së saj 8-vjeçare.
Mësohet se Patricia Ann Ricks e ka rrahur për vdekje vajzën e vogël, duke e bërë të përfundojë në spital. Pak orë më pas ajo ndërroi jetë. Autoritetet nisën menjëherë hetimet dhe u konstatua se ajo ishte rrahur për vdekje nga gjyshja.
“Në bazë të hetimeve është konstatuar se e mitura është rrahur aq keq nga gjyshja, saqë vajza ka ndërruar jetë nga plagët e marra”, thuhet në njoftimin e policisë, duke shtuar se fëmija ka marrë lëndime të rënda në të gjithë trupin.
Vajza 8-vjeçare jetonte me gjyshen e saj, e cila ishte kujdestarja e saj ligjore, si dhe kujdestare e disa prej vëllezërve dhe motrave të saj.
Policia arrestoi Ann Ricks dhe e akuzoi atë për vrasje të shkallës së parë dhe abuzim me fëmijë. Aktualisht ajo ndodhet në paraburgim. Për momentin nuk dihen motivet e sulmit. Hetimi është në vijim, ndërsa vëllezërit e motrat e viktimës janë vënë nën mbikëqyrje të mirëqenies sociale.