Një trup i djegur është gjetur pak para mesditës së sotme në një ullishte në Grqi.

Mësohet se kufoma është gjetur në kryqëzimin e Arkitës, dhe sipas mediave greke, trupi është i masakruar nga kafshët e egra, gjë që do të bëjë edhe më të vështirë identifikimin e kufomës.

Trupi i pajetë është pikasur nga pronari i tokës, por mendohet se ka disa ditë që qëndron atje. Ndërkohë që menjëherë ka nisur puna për identifikimin e trupit.