Një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Afganistan, një djalë 13-vjeçar është detyruar të marrë një vendim ekstrem, të ekzekutojë vrasësin e familjes së tij.

Ky ekzekutim publik, i udhëhequr nga talebanët, ka tërhequr mijëra njerëz për të parë një akt të tillë, i cili është shpallur si një “vendim hakmarrjeje” në emër të ligjit islamik.

Djali u dha mundësinë të zgjidhte mes faljes së vrasësit të familjes së tij ose ekzekutimit të tij vetë, dhe ai zgjodhi të ekzekutonte. Ky ekzekutim ndodhi në një stadium të mbushur me mijëra spektatorë, rreth 80 mijë në provincën Khost, ndërsa talebanët kishin urdhëruar organizimin e ngjarjes për të treguar forcën e tyre dhe për të nxjerrë mesazhin e ligjit të rreptë.

Viktima e ekzekutimit, i identifikuar si Mangal, ishte fajtor për vrasjen e 13 anëtarëve të familjes së djalit, përfshirë disa fëmijë. Ky akt ka shkaktuar reagime të forta nga organizatat për të drejtat e njeriut, të cilat e kanë dënuar si një shkelje të theksuar të ligjit ndërkombëtar dhe të të drejtave themelore të njeriut.

Ky është vetëm një nga shumë ekzekutimet publike që talebanët kanë zhvilluar që kur ata u rikthyen në pushtet në vitin 2021. Ekzekutimet publike të kriminelëve janë pjesë e politikës së talebanëve për të nxjerrë një shembull të ashpër për shkelësit e ligjit dhe për të forcimin e kontrollit të tyre në vend.