Një skenë dramatike është regjistruar nga kamerat e sigurisë në qytetin Omsk të Rusisë, ku një djalë i vogël për pak sa nuk humbi jetën, pasi këmba e tij ngeci mes dyerve të një autobusi në lëvizje.
Në pamjet prekëse, shihet nëna e fëmijës teksa përpiqet të hipë në autobus bashkë me të birin, por në një moment të pakujdesshëm, dyert mbyllen duke kapur këmbën e vogëlushit. Shoferi, i pavetëdijshëm për atë që po ndodhte, niset me shpejtësi, duke e zvarritur fëmijën përgjatë rrugës për disa metra.
Fatmirësisht, djali shpëtoi mrekullisht vetëm me mavijosje dhe u trajtua si pacient ambulator. Policia vendase ka hapur një hetim për të sqaruar rrethanat e incidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e shoferit.