Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një kryebashkiake është sulmuar me thikë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Herdecke, ku kryebashkiakja Iris Stalzer, e sapo zgjedhur, është goditur disa herë me thikë nga disa persona të panjohur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Sipas gazetës Bild, politikania 57-vjeçare është gjetur e gjakosur në shtëpi nga djali i saj. Ajo u ka treguar personave që i dhanë ndihmën e parë se ishte goditur nga disa persona para hyrjes së banesës. Iris Stalzer është goditur plot 13 herë në stomak dhe në shpinë për këtë arsye 57-vjeçarja iu nënshtrua menjëherë një operacioni urgjent.