Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Francë, teksa 10 persona janë plagosur pas një sulmi terrorist.
Mediat e huaja raportojnë se ngjarja në ishullin Oleron, ku një shofer përplasi makinën e tij në një turmë njerëzish. Raportohet gjithashtu se ai bërtiti “Allahu Ekber” përpara ngjarjes dhe më pas tentoi t’i vinte flakën automjetit të tij.
Ai u arrestua menjëherë dhe u mor në paraburgim, ndërsa sa i përket të plagosurve, dy prej tyre raportohet se janë në gjendje të rëndë.



