Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një burrë ka vrarë bashkëshorten, dy fëmijët e tyre të mitur dhe më pas veten.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Oldenburg, teksa viktimat u gjetën nga fqinjët, pasi dëgjuan zhurmat. Pasi njoftuan policinë, në banesë u gjetën të pajetë partnerja e autorit dhe dy fëmijët e mitur, një djalë nëntëvjeçar dhe një vajzë. Po ashtu edhe vetë autori.

Motivet e sulmuesit mbeten të panjohura, teksa hetimi i policisë po vazhdon.