Një ngjarje tragjike ka tronditur Jammu dhe Kashmir në Indi, ku një 21-vjeçare, e identifikuar si Bile Devi, dyshohet se është hedhur nga Ura e Shivës në lumin Chenab.
Momentet e fundit të vajzës janë regjistruar nga kalimtarët dhe pamjet janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale. Në video, Devi shihet mbi urë, ndërsa disa persona përpiqen ta bindin të mos ndërmarrë aktin. Pak çaste më vonë, ajo dyshohet se u jep lamtumirën njerëzve që ndodheshin pranë saj dhe hidhet në lumë.
Menjëherë pas ngjarjes është nisur një operacion kërkimi, ku janë përfshirë policia, ekipet e Forcës Shtetërore të Reagimit ndaj Fatkeqësive (SDRF) dhe vullnetarë vendas.
Kërkimet janë përqendruar përgjatë lumit Chenab, por deri në raportimet e fundit, 21-vjeçarja nuk është gjetur.
Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa motivi që mund ta ketë çuar të renë drejt këtij veprimi mbetet ende i paqartë.
Young Woman Jumps into Chenab River
— Siraj Noorani (@sirajnoorani) September 6, 2026
A young woman jumped from the Shiv Vanten bridge in #Doda district of #Jammu into the Chenab River.
The young woman has been identified as Payal Devi, daughter of Balkrishna from the Korara area in Doda.
Rescue operations have been initiated… pic.twitter.com/QpZvPQAT9M
