Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berlin, ku pesë persona janë plagosur.

Sipas mediave vendase, ngjarja ndodhi në një hotel, ku fillimisht u raportua për të shtëna me armë. Kur policia mbërriti, gjeti pesë persona të plagosur me armë. Dy prej tyre raportohet se janë në gjendje kritike dhe po trajtohen në spital.

Deri më tani raportohet se janë arrestuar disa persona si të dyshuar, por nuk dihen ende detaje mbi numrin apo identitetin e tyre.