Një aksident i rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku katër persona raportohet se kanë humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, ku një automjet “BMW” është përplasur me një kamion me targa të Kosovës. Nga përplasja e fortë automjeti është përfshirë nga flakët, çka ka bërë që 4 personat të digjen brenda në mjet.
Autoritetet zyrtare ende nuk po japin informacione mbi identitetin e viktimave, ndërsa ekipet e mjekësisë ligjore dhe prokuroria po analizojnë çdo detaj nga vendi i ngjarjes.
