Momente paniku kanë përjetuar pasditen e sotme vizitorët e një qendre tregtare në Paris të Francës.

Ka qenë fillimisht alarmi që një sulm me armë po ndodhte, ai që ka sjellë tentativat e njerëzve për t’u larguar me vrap nga qendra tregtare. Më vonë, pas ndërhyrjes së policisë, u mësua se bëhej fjalë për një vetëvrasje, pasi një person ishte vetëhedhur nga një lartësi e konsiderueshme brenda qendrës tregtare.

Në pamjet e publikuara nga mediat franceze, shihet qartë sesi qindra persona të panikosur tentojnë të vrapojnë për t’u larguar nga vendi ku ndodheshin.