Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Romë, kur një burrë 50-vjeçar tentoi të vriste një të pastrehë që po qëndronte në rrugë.
Sipas mediave italiane, autori, shtetas polak, spërkati me benzinë viktimën, një 44-vjeçar dhe më pas i vuri flakën. Karabinierët ndërhynë duke e shuar zjarrin por viktima pësoi djegie të rënda. Pas sulmit, 44-vjeçari është shtruar në spital në gjendje kritike.
Ngjarja raportohet se ndodhi pas një grindjeje mes të dyve. Sulmuesi shkoi në një supermarket afër dhe bleu një shishe alkool etilik, duke u parë qartë nga kamerat e sigurisë. Ai u kthye për të kryer sulmin dhe i derdhi lëng ndezës mbi viktimën, duke i vënë flakën. Pas krimit, ai iku nga vendi i ngjarjes. Pas disa kërkimesh, efektivët kanë arrestuar 50-vjeçarin, i cili ka precedentë penalë dhe dyshohet për tentativë vrasjeje.



