Serbia është përfshirë nga paniku pas dy masakrave të njëpasnjëshme që morën 17 jetë.
Një rast i rëndë është parandaluar, pasi një 53-vjeçar ka kërcënuar kolegët e punës së do i vriste, duek marrë si shembull ngjarjen në Mlladenovc.
Sipas mediave serbe, ai ka paralajmëruar se do të bëjë një masakër të më të madhe se ajo që ndodhi në disa fshatra të Beogradit.
“Nuk do të leh, por do të bëj masakër këtu më të madhe se në Mlladenovc, fillimisht do të vras katin e parë, e pastaj gjithë të tjerët”, citohet të ketë thënë i arrestuari.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur municion, përkatësisht 84 (tetëdhjetë e katër) fishekë të kalibrit 7.62 mm, njofton prokuroria. Sipas vendimit të Prokurorisë së Tretë Themelore Publike në Beograd, ai akuzohet për rrezikim të sigurisë, prodhim të paligjshëm, posedim, mbajtje dhe trafikim të armëve dhe lëndëve shpërthyese.
53-vjeçari është arrestuar, teksa Gjykata i ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg 30 ditë.