Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka shkaktuar reagime të forta pas deklaratave të tij lidhur me përshkallëzimin e konfliktit mes Israel dhe Liban.

Pas vrasjes së katër ushtarëve izraelitë, Ben-Gvir deklaroi në rrjetet sociale se i kishte thënë kryeministrit Benjamin Netanyahu se “për çdo lot të derdhur nga një nënë izraelite, një mijë nëna libaneze duhet të qajnë”.

Ai theksoi se, sipas tij, “në Lindjen e Mesme nuk fitohet me përmbajtje dhe përgjigje të matura”, duke bërë thirrje për një ofensivë më të ashpër ushtarake.

Në deklaratat e tij, ministri izraelit shkoi edhe më tej, duke thënë se “i gjithë Libani duhet të digjet”, komente që kanë nxitur debat dhe reagime ndërkombëtare mes tensioneve në rritje në rajon.

Sipas raportimeve, pas incidentit janë intensifikuar sulmet izraelite në territorin libanez, ku raportohet për dhjetëra viktima dhe dëme të shumta materiale.