Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 74-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëshorten, e më pas ka ndërruar jetë. Ngjarja raportohet se ndodhi në Athinë, ku viktima qëlloi gruan duke e plagosur në qafë, dhe më pas vdiq pasi pas ira aksidentalisht nga tarraca e pallatit. Gruaja u dërgua e gjallë në spital, ku po trajtohet në gjendje të rëndë.

Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit mes dy bashkëshortëve. Pas krimit, autori dyshohet se është ngjitur në çatinë e një pallati apartamentesh, është përpjekur të shkojë në një ndërtesë fqinje me qëllim vetëvrasje, megjithatë, në përpjekjen e tij ai ka rënë në boshllëk, duke rezultuar në plagë fatale. Forcat e policisë greke dhe një ambulancë  kanë shkuar me nxitim në vendngjarje, të cilat kanë përcaktuar vdekjen e tij.

Kur u gjet trupi i tij, tek vrasësi i mundshëm u gjet një shënim vetëvrasës, në të cilin, sipas informacioneve, shkruhej “Nuk mund ta duroja më këtë situatë”. Thika e vrasjes u gjet gjithashtu pranë autorit të krimit.