Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në një gjykatë federale në Florida, ku Ryan Ruth, 59 vjeç, burri që tentoi të vriste presidentin amerikan Donald Trump, është shpallur fajtor për të gjitha akuzat, përfshirë tentativën për vrasjen e një kandidati presidencial një krim që mund të dënohet me burgim të përjetshëm.
Vetëm pak çaste pas shpalljes së vendimit, sipas mediave amerikane, Ruth nxori një stilolaps dhe tentoi të kryente vetëvrasje, duke u therur në qafë në mes të sallës së gjyqit, duke tronditur të gjithë të pranishmit.
Ministrja e Drejtësisë, Pam Bodie, reagoi menjëherë në Platformën X, duke deklaruar se: Ky vendim dërgon një mesazh të qartë: Departamenti i Drejtësisë nuk do të tolerojë asnjë akt dhune politike.
Ngjarja ndodhi dy muaj para zgjedhjeve presidenciale, ndërsa Donald Trump po luante golf në resortin e tij në West Palm Beach, Florida. Ruth ishte fshehur në shkurre me një pushkë në dorë, por u pikas nga agjentët e Shërbimit Sekret përpara se të kishte mundësi të shtinte.
Prokurori John Shipley tha në gjyq se: Plani ishte i menduar mirë dhe jashtëzakonisht serioz. Nëse agjentët nuk do ta kishin pikasur në kohë, Donald Trump sot mund të mos ishte gjallë.
Ruth, i cili vendosi ta përfaqësonte vetë veten në gjyq, u shpall i pafajshëm dhe u përpoq të paraqiste veten si një person paqësor, duke theksuar angazhimin e tij në kauza pro-demokraci në Tajvan dhe Ukrainë.
Sipas vajzës së tij, Sarah, ai kishte qëndruar 10 muaj në Ukrainë pas pushtimit rus, ku kishte ndihmuar në rekrutimin e vullnetarëve, dhe ishte motivuar nga bindja se duhet të mbrojë të pambrojturit.
Por për gjykatën, faktet ishin të pamohueshme: Ruth u dënua për pesë akuza të rënda, përfshirë posedim të paligjshëm të armës, mbajtje të armës me numër serial të fshirë, dhe sulm ndaj një oficeri federal.
Vendimi për dënimin përfundimtar pritet të jepet në javët në vijim. Ruth mund të përballet me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht.