Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin e Karolinës së Veriut në SHBA, ku një person hapi zjarr brenda një lokali.

Mësohet se ngjarja ndodhi në qytetin Southport, 3 persona humbën jetën, teksa 8 të tjerë u plagosën.

E gjitha ndodhi pak para orës 9:30 të mbrëmjes me orë lokale, kur një varkë iu afrua barit dhe personi i vetëm në bord hapi zjarr. Personi i armatosur më pas tentoi të arratisej, po u arrestua vetëm pas 30 minutash.