Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në Michigan, SHBA, ku disa persona u qëlluan me armë zjarri brenda Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në qytetin Grand Blanc.

Policia lokale njoftoi në një deklaratë në Facebook se autori i sulmit është neutralizuar dhe theksoi se “nuk ka asnjë kërcënim për publikun në këtë kohë”.

Ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht numri i viktimave apo të plagosurve, ndërsa mediat amerikane raportojnë se mes besimtarëve ka humbje jete.

Sulmi ndodhi në një ditë të veçantë për komunitetin fetar, pasi besimtarët po mbanin zi për vdekjen e presidentit më të vjetër të Kishës, Russell Nelson.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi motivet e autorit të ngjarjes.