Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nigeri, ku disa persona të armatosur kanë vrarë një anëtar të stafit të një konviki dhe kanë rrëmbyen 25 nxënëse.

Konkretish personat e armatosur vranë zëvendësdrejtorin e shkollës, ku mësonin dhe jetonin vajzat e rrëmbyera. Mediat e huaja shkruajnë se autorët e armatosur me pushkë, sulmuan Shkollën e Mesme Qeveritare për Vajza në qytetin Maga rreth orës 1 të mëngjesit sipas orës lokale.

Gjatë këtij sulmi u plagos po ashtu roja i shkollës. Policia tha se personat e armatosur u larguan për në shtetin fqinjt, Zamfara, teksa ende nuk dihet fati i vajzave të rrëmbyera.