Një sulm me armë zjarri në një shkollë të mesme në Filipinet qendrore ka shkaktuar vdekjen e tre nxënësve dhe plagosjen e pesë të tjerëve.

Ngjarja ndodhi të hënën brenda ambienteve të San Jose National High School në qytetin Tacloban, ku dy persona të armatosur hapën zjarr në territorin e shkollës, duke shkaktuar panik të madh mes nxënësve dhe stafit.

Sipas autoriteteve lokale, forcat e rendit ndërhynë menjëherë dhe arritën të arrestojnë të dy të dyshuarit në vendngjarje. Njëri prej tyre raportohet se është vetë nxënës i shkollës, ndërsa motivi i sulmit mbetet ende i paqartë.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë akt të rëndë dhune.

Ndërkohë, në rrjetet sociale po qarkullon një video e momentit të sulmit, ku shihen nxënës që largohen me panik pas të shtënave brenda shkollës.