Të paktën 4 persona kanë ndërruar jetë dhe rreth 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë pas të shtënave me armë zjarri në Karolinën e Jugut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të shtënat u regjistruan në një lokal në ishullin St Helena në Qarkun Beaufort në orët e para të mëngjesit të së dielës, kur një person hapi zjarr ndaj turmës.
Ende nuk dihen rrethanat e të shtënave. Zyra e Sherifit të Qarkut Beaufort thotë se hetimi është duke vazhduar ndërsa detektivët punojnë për të identifikuar autorin dyshuarin/të dyshuarit.
“Me të mbërritur në vendngjarje, oficerët hasën një turmë të madhe njerëzish, disa prej të cilëve kishin pësuar plagë nga të shtënat me armë zjarri. Shumë nga të plagosurit dhe dëshmitarët vrapuan në dyqanet dhe ndërtesat aty pranë për të gjetur strehim nga të shtënat”, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Beaufort.
Autoritetet konfirmuan se katër persona humbën jetën në vendngjarje dhe se të paktën 20 persona u plagosën, katër prej të cilëve rëndë. Personat në gjendje kritike u transferuan në spitalet e zonës, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore nuk është njoftuar ende.
Identitetet e viktimave nuk do të bëhen të ditura derisa të njoftohen familjet e viktimave, thanë autoritetet.