Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë ka goditur Indonezinë qendrore, duke shkaktuar të paktën një viktimë dhe mbi një duzinë të plagosur, sipas autoriteteve lokale.
Epiqendra e tërmetit të cekët është regjistruar në juglindje të qytetit Palu, kryeqendra e provincës së Sulawesit Qendror, me rreth 400 mijë banorë.
Lëkundjet janë ndjerë fuqishëm në Palu dhe në zonën fqinje të Sigi, duke shkaktuar panik te banorët dhe dëme materiale në disa ndërtesa.
Agjencia Kombëtare e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës (BMKG) ka konfirmuar se pas tërmetit nuk ekziston rrezik për cunami.
Ndërkohë, autoritetet lokale vijojnë vlerësimin e dëmeve dhe operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura, ndërsa pritet një bilanc i përditësuar mbi pasojat e lëkundjeve sizmike.
