Pamje të reja nga kamerat e sigurisë kanë hedhur dritë mbi sulmin e rëndë të ndodhur në një shkollë në periferi të Bangkokut, ku një 14-vjeçar dyshohet se qëlloi ndaj pjesëtarëve të stafit pedagogjik.
Ngjarja u regjistrua të premten në mëngjes në shkollën Debsirin Nonthaburi, në veri të kryeqytetit tajlandez. Sipas autoriteteve, bilanci i sulmit është të paktën nëntë viktima dhe mbi 20 persona të plagosur. Nxënësit nuk raportohet të jenë mes viktimave.
Në pamjet e sigurisë, i mituri shihet duke dalë nga një klasë dhe duke lëvizur në ambientet e shkollës, ndërsa në sfond dëgjohen të shtëna. Situata shkaktoi panik te personat që ndodheshin në godinë, ndërsa 14-vjeçari më pas u largua nga zona e filmuar.
Sipas autoriteteve, ngjarja zgjati rreth një orë. I mituri u plagos rëndë dhe ndërroi jetë gjatë transportimit drejt spitalit.
Hetimi ka nxjerrë në dritë edhe një tjetër pistë të rëndë. Policia dyshon se para sulmit në shkollë, 14-vjeçari mund të ketë vrarë gjyshërit e tij në banesën ku jetonte. Arma e përdorur dyshohet se ishte një pistoletë 9 mm në pronësi të gjyshit, ndërsa në posedim të të miturit u gjetën edhe municione.
Motivi i ngjarjes mbetet ende i paqartë. Autoritetet po analizojnë provat e mbledhura në banesë dhe në shkollë, si dhe pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e personave që ishin të pranishëm.
Zëvendësministri i Brendshëm i Tajlandës ka deklaruar se gjatë kontrolleve në banesën e 14-vjeçarit janë gjetur materiale që tregojnë interesimin e tij për videolojërat. Megjithatë, një mësues i shkollës e ka përshkruar të miturin si një nxënës të mirë dhe me rezultate të larta, pa histori të njohur sjelljeje agresive.
Hetuesit vijojnë punën për të rindërtuar kronologjinë e ngjarjes dhe për të përcaktuar motivin që qëndron pas sulmit.
GRAPHIC: A 14-year-old killed 5 teachers and wounded over 30 at a school in Bang Kruai, Thailand. He shot his grandparents at home beforehand, then turned the gun on himself. pic.twitter.com/9YYd49CwXn
— Polymarket Intel (@PolymarketIntel) August 7, 2026
🚨🇹🇭 DEADLY SCHOOL SHOOTING IN THAILAND
— GlobeUpdate (@Globupdate) August 7, 2026
A 14-year-old student opened fire at Debsirin Nonthaburi School near Bangkok
Police say he killed his grandparents before entering the school & firing 26+ rounds
At least 8 people were killed#กราดยิง #This_And_That #ข่าวด่วน #ThepSirin pic.twitter.com/WdUgckEz8i
