Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA,m ku një një grua u gjet e vrarur nga dritarja e një shtëpie, e lidhur me zinxhir në qafë, teksa lutej për ndihmë.
Gruaja u shpëtua nga policia e qytetit Louisville, në Kentuck, pasi ish-bashkëshorti i saj e mbajti peng për 5 orë.
Çifti ishte ndarë për shkak të dhunës fizike që burri ushtronte ndaj saj, ndërsa ata kishin dhe një fëmijë së bashku. Gruaja 36-vjeçare kishte shkuar vullnetarisht në shtëpinë e ish-bashkëshortit për shkak se nuk kishte para dhe ai i kishte kërkuar t’i pastronte shtëpinë, në këmbim të një pagese.
Por sipas gruas, sapo ajo ka hyrë, ai ka nisur ta dhunojë, e ka zhveshur lakuriq dhe e ka lidhur me zinxhir në qafë pranë dritares. Për shkak se iu desh të largohej nga shtëpia, ai mbylli të gjitha dyert dhe dritaret, duke e lënë atë të lidhur brenda në dhomë.
Pas 5 orësh përpjekje, ajo arrit të hapte dritaren dhe të dilte jashtë saj, por përfundoi e varur, për shkak të zinxhirit që kishte në qafë. Fqinjët dëgjuan thirrjet e saj dhe lajmëruan policinë, e cila i erdhi në ndihmë.
Efektivët arritën të arrestonin dhe ish-bashkëshortin, nën akuzë për dhunë, pengmarrje dhe akt terrorist për shkak se gruaja u gjet e varur me zinxhir.