Vullnetarë të shumtë në Turqi kanë vendosur tollumbace të kuqe mbi rrënojat e ndërtesave të shkatërruara, për të kujtuar kështu fëmijët që ndërruan jetë gjatë tërmeteve të fundit.

Të udhëhequr nga fotografi Ogun Sever Okur, ata u ngjitën mbi rrënojave në Hatay dhe bashkangjitën tollumbacet në tela metalikë që dilnin nga grumbujt e banesave të shkatërruara.

Ndërkohë që bëjmë me dije se dhjetëra mijëra njerëz mbetën të vdekur në Turqinë jugore dhe Sirinë veriore pas tërmeteve shkatërrimtarë. 

Bëjmë me dije se ditën e sotme, pas 14 ditësh nga tërmeti fatal Turqia ka urdhëruar ndalimin e misionit të kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga lëkundjet.