Një situatë e tensionuar është regjistruar në një burg në Venezuela, ku protesta e të burgosurve ka degraduar në përplasje të dhunshme dhe zjarrvënie brenda institucionit penitenciar.
Sipas raportimeve ndërkombëtare, të burgosurit i kanë vënë flakën dyshekëve dhe kanë dalë në çatinë e burgut, duke kërkuar largimin e drejtorit të institucionit. Ata akuzojnë gardianët për dhunë, tortura dhe abuzime ndaj të burgosurve.
Gjatë trazirave raportohet se disa persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa jashtë burgut situata është tensionuar edhe mes familjarëve të të burgosurve dhe forcave të Gardës Kombëtare.
Pamjet e publikuara nga vendngjarja tregojnë shtëllunga të mëdha tymi të zi mbi ambientet e burgut, të dukshme edhe në distanca të largëta.
Prisoners riot at a Venezuelan prison
— NEXTA (@nexta_tv) May 25, 2026
Inmates set mattresses on fire and seized the prison roof, demanding the resignation of the facility’s director.
The prisoners accuse guards of torture, beatings, and executing unarmed inmates. According to Reuters and the human rights… pic.twitter.com/tvAYq6sPTb
