Një rrëshqitje e rëndë dheu në Zelandën e Re i ka marrë jetën 15-vjeçares me origjinë nga Avellino.

Vajza, e cila ishte zhvendosur në Auckland që në fëmijëri së bashku me prindërit, humbi jetën pasi rrëshqitja shkatërroi kampingun ku ajo po qëndronte në zonën e Malit Maunganui.

Sharon Maccanico, kampione ndërkombëtare e hip hopit, disiplinë që kombinon vallëzimin dhe gjimnastikën u shpall zyrtarisht e vdekur disa orë pasi Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi ndërprerjen e kërkimeve për personat e zhdukur nën rrënoja. Lajmi u konfirmua nga Kolegji Pakūranga përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas raportimeve, para njoftimit zyrtar të vdekjes, mëngjesin e së shtunës në kishën e fshatit Picarelli,  vendlindja e babait të Sharonit u mbajt një vigjilje lutjeje, me shpresën se adoleshentja do të gjendej gjallë.

Në deklaratën zyrtare të shkollës thuhet:
“Me hidhërim të thellë ndajmë humbjen e dy nxënësve të Kolegjit Pakūranga, Max Furse-Kee dhe Sharon Maccanico, në tragjedinë e Malit Maunganui.

Më tej, shkolla nënvizon se komuniteti shkollor është prekur rëndë nga kjo ngjarje dhe se po punohet për të ofruar mbështetje psikologjike për nxënësit dhe stafin, ndërsa viti i ri shkollor pritet të nisë në rrethana jashtëzakonisht të vështira.

Top Channel