VarkaTragjedi e re e emigracionit në ujërat mes Turqisë dhe Greqisë. Sipas mediave lokale, të paktën 22 persona, mes të cilëve katër fëmijë, kanë humbur jetën pasi varka me të cilën udhëtonin është përmbysur larg nga brigjet jug-perëndimore të Turqisë, përpara Datca. Autoritetet e ndihmës së shpejtë kanë arritur të shpëtojnë 211 persona. Ndërkohë, forcat policore të Hungarisë kanë arrestuar 60 emigrantë, duke aplikuar ligjin e ri të emigrimit, i cili sapo ka hyrë në fuqi dhe që parashikon deri në 3 vjet burg për ata që përpiqen të hyjnë në mënyrë të paligjshme në vend. Refugjatët po kërkonin të përshkruanin kufirin serb, pasi kishin çarë një pjesë rrjetës mbrojtëse.


15 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)