Të paktën tetë persona kanë humbur jetën në një hotel në jug të Moskës, pas shpërthimit të një zjarri.

Flakët përfshinë tre dhoma dhe një korridor në një sipërfaqe totale prej 150 metrash katrorë,  ndërsa të 8 viktimat ishin emigrantë që po kalonin natën në hotel. Shtetësia e tyre është duke u verifikuar, teksa disa prej tyre kanë humbur jetën si pasojë e asfiksimit nga tymi, e disa nga djegiet në trup.

Një burim në shërbimet e emergjencës tha se 200 persona janë evakuuar nga ndërtesa. Një grup ekspertësh kanë mbërritur në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e tragjedisë, ndërsa komiteti Hetimor Rus ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e tragjedisë.