Së fundmi, Gjykata e Napolit ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg pronarin e një restoranti sushi në zonën e Vomeros, ku sipas Prokurorisë ndodhi helmimi që çoi në vdekjen e Luca Piscopo, 15 vjeç, në dhjetor 2021. Djali kishte konsumuar sushi me miqtë dhe më pas u sëmur nga salmoneloza, e cila dyshohet se shkaktoi miokarditin fatal. Mjeku që e trajtoi adoleshentin u lirua nga akuzat, pasi gjykatësi vlerësoi se nuk kishte prova të mjaftueshme për përgjegjësi të drejtpërdrejtë.
Nëna e të ndjerit u shpreh e shkatërruar për absolvim të mjekut, duke theksuar se djali humbi mbi 10 kilogramë gjatë sëmundjes dhe se mjeku as nuk u interesua për gjendjen e tij. Prokuroria kishte kërkuar dënime më të larta, si 3 vite për pronarin dhe 1 vit e 8 muaj për mjekun.



