Një tragjedi ka ndodhur në ujërat greke ditën e sotme, kur një varkë me emigrantë u fundos.

Një operacion kërkim-shpëtimi, i koordinuar nga Qendra e Përbashkët e Koordinimit të Kërkimit dhe Shpëtimit është duke u zhvilluar në jug të Gavdos, pasi një varkë që transportonte emigrantë u përmbys. Deri më tani, janë gjetur tre trupa të pajetë dhe 56 persona janë shpëtuar nga një forcë e Frontex.

Dy anije po lundrojnë në zonë dhe dy anije të Rojës Bregdetare po kërkojnë për të tjerë persona që mund të jenë mbytur, ndërsa është ngritur edhe një helikopter. Kërkimet po vazhdojnë për çdo person të zhdukur, teksa moti i keq e pengon operacionin.