Të paktën 14 persona humbën jetën pasi një autobus doli nga rruga dhe u përplas në një shkëmb rreth 150 metra të thellë në Bolivi.

Aksidenti i rëndë ndodhi pranë komunitetit Mocomoko, në zonën perëndimore të vendit në rajonin e Andeve. Sipas mediave lokale, autobusi po udhëtonte drejt kryeqytetit La Paz në momentin e ngjarjes.

Fillimisht u raportua për shtatë viktima, por numri i të vdekurve u rrit në 14 disa orë më vonë. Një zëdhënës i policisë bëri të ditur se banorët e zonës mbërritën të parët në vendin e aksidentit dhe ndihmuan në nxjerrjen e pasagjerëve përpara se të mbërrinin ekipet e shpëtimit. Të lënduarit u transportuan në spitalet e La Pazit dhe El Altos.

Ndërkohë, fati i shoferit nuk dihet ende, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit.