Të paktën shtatë vetë kanë vdekur dhe 19 janë zhdukur pasi një varkë u përmbys në lumin Danub, në kryeqytetin hungarez Budapest, njoftoi media shtetërore.


Tridhjetë e tre vetë, kryesisht turistë nga Koreja e Jugut, ishin në bordin e anijes kur u godit nga një anije tjetër ndërsa  ankorohej, tha agjensia e lajmeve MTI.


Incidenti ndodhi të mërkurën rreth orës 22:00 të orës lokale.


Lumi Danub, një atraksion popullor për turistët, u rrit për shkak të reshjeve të mëdha, duke shkaktuar rryma të forta.


Varkë që u mbyt u identifikua si “Hableany”, ose Mermaid. Anija ka dy kuverta dhe një kapacitet prej 45 personash për udhëtime.