Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Torino të Italisë, ku një tren me shpejtësi të lartë ka përplasur për vdekje pesë punëtorë. Mediat italiane shkruajnë se gjithashtu kanë mbetur të plagosur edhe dy të tjerë.
Bëhet e ditur se personat në fjalë ishin duke rregulluar shinat. Aksidenti ndodhi pak pas mesnate në linjën Torino-Milano mes Chivasso-s dhe Brandizzo-s.
Treni pa pasagjer që goditi për vdekje punëtorët po udhëtonte me 160 km në orë drejt Torinos, duke i marrë zvarrë për rreth 1 kilometër.
Punëtorët ishin të gjithë punonjës të një kompanie të jashtme, Sigifer e Borgo Vercelli. Në vendngjarje ndodheshin patrulla të shumta të forcave të policisë, karabinierëve si dhe ekipe të ndryshme zjarrfikëse.