Tramvaji ikonik “Gloria” i Lisbonës, i njohur gjerësisht mes turistëve, doli nga shinat dhe u rrëzua, duke shkaktuar vdekjen e tre personave dhe plagosur 20 të tjerë. Nëntë nga të plagosurit raportohet se janë në gjendje të rëndë.
Policia konfirmoi aksidentin, por nuk dha detaje të mëtejshme. Tramvaji lidh lagjet Restauradores dhe Príncipe Real të Lisbonës dhe mund të transportojë deri në 42 persona. Si një nga simbolet e kryeqytetit portugez, ai tërheq shumë turistë çdo vit.
Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes tragjike.
O Elevador da Glória descarrilou e tombou esta quarta-feira, junto à Avenida da Liberdade, em Lisboa. Segundo os bombeiros sapadores, o acidente provocou “muitas vítimas”, incluindo feridos graves. pic.twitter.com/ADWpR5c8oe
— Mundo Vivo (@mundo__vivo) September 3, 2025