Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 26 të tjerë rezultojnë të zhdukur nga rrëshqitjet e dherave në Nepal.


Mësohet se 3 fshatra, 120 kilometra në lindje të kryeqytetit Katmandu u përfshinë nga shirat e rrëmbyeshëm, duke shkaktuar përmbytje masive.


Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme thuhet se ka arritur në 351 numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të shirave intensive këtë vit në vend.


Shirat e rrëmbyeshëm në vend përfundojnë në muajin shtator.