Më shumë se 100 njerëz kanë vdekur nga shtypja e turmave të mëdha gjatë festës së Halloween në një zonë popullore në kryeqytetin e Koresë së Jugut, thonë zyrtarët.
Numri i të vdekurve u rrit nga 59 në 120 në orën e fundit, me mediat lokale që raportojnë për 100 të tjerë të plagosur.
Videot nga distrikti Itaewon i Seulit tregojnë trupa njerëzish në rrugë, punonjës të urgjencës që kryejnë CPR dhe forcat e ndërhyrjesqë përpiqen të tërheqin njerëzit e bllokuar poshtë të tjerëve.
Nuk dihet se çfarë e shkaktoi përplasjen e turmave
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol ka thirrur një takim urgjent.
Ndërkohë, Choi Seong-beom, shefi i departamentit të zjarrit Yongsan të Seulit, i tha agjencisë së lajmeve AP se trupat e 13 të vdekurve ishin dërguar në spital ndërsa 46 të tjerë mbetën në rrugë.