Pesë persona kanë humbur jetën tragjikisht dhe 4 të tjerë janë plagosur në Spanjë, pasi një zjarr përfshiu një pallat.
Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në rajonin Osona të Barcelonës, teksa viktimat ishin të mitur, nga mosha 14 deri në 18 vjeç. Ata ishin mbledhur së bashku në një nga magazinat e pallatit, që ishin të braktisura dhe dyshohet se përdornin bombola heliumi për të fryrë tullumbace, në mënyrë që të thithnin gazin për humor.
Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, por e gjithë godina u përfshi nga flakët.



